Sport

‘Legjendat’ e Llapit tregojnë se ku do ta shikojnë finalen e Kupës së Kosovës ndaj Dukagjinit

Autori: Gazeta inFokus 23:51 | 03 May 2021

Skuadra e Llapit dhe ajo e Dukagjinit janë finalistët e Kupës së Kosovës për sezonin 2020/2021, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo finale do të zhvillohet me 12 maj nga ora 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Ballafaqimi mes llapjanëve dhe klinasve do të luhet pa praninë e shikuesve për shkak të masave anti-covid.

-Advertisement-

Por, tifozët e Llapit tashmë kanë bërë zgjidhje se ku do ta shikojnë ndeshjen më të rëndësishme të skuadrës së tyre të zemrës.

‘Legjendat’ në mesnatën e së hënës përmes një postimi në rrjetin social facebook kanë njoftuar se për finalen e Kupës së Kosovës do të mblidhen në sheshin ‘4 Dëshmorët’ në Podujevë.

Tifozët në bashkëpunim me komunën e Podujevës do ta organizojnë shikimin e kësaj finale përmes një projektori gjigant të vendosur në shesh, ku do të respektohen masat anti-covid.

Më poshtë keni njoftimin e plotë të ‘Legjendave’./Gazeta inFokus/

KOMUNIKATË PËR MEDIA RRETH ORGANIZIMIT TË FINALES LLAPI – DUKAGJINI ⤵️

Përshëndetje qytetarë llapjanë, anëtarë të…

Posted by Ultras Legjendat on E hënë, 3 Maj 2021

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera