Sport

Legjenda Michael Schumacher do të rikuperohet në Majorka

Autori: Gazeta inFokus 10:21 | 16 August 2018

Michael Schumacher do të jetojë në Majorka, në një vilë luksoze të cilën bashkëshortja e ish-kampionit të Formula 1, Corina, e ka blerë në Andratx, rreth 20 minuta larg Palma de Majorka, për 30 milionë euro. Konfirmimi vjen nga kryebashkiaku i qytetit:

“Mund ta konfirmoj zyrtarisht që Michael Schumacher do të akomodohet në qytetin tonë, gjithçka është gati për ta pritur.”

Sipas revistës zvicërane ‘L’Illustré’, shërbimet policore në ishull janë njoftuar për mbërritjen e një vizitori shumë të rëndësishëm. Ato kanë marrë të gjitha masat për të ruajtur privatësinë e familjes. Në fakt, vetë familjarët e Michael Schumacher nuk kanë preferuar ta komentojnë lajmin.

-Advertisement-

Majorka ka qenë gjithmonë destinacioni i preferuar i çiftit për të kaluar pushimet verore. Ishte një jetë perfekte e cënuar pikërist nga ai aksident i tmerrshëm i 29 dhjetorit të 2013-ës, në Meribel të Francës. Që nga ajo ditë, shëndeti i ish-kampionit të F1 ka mbetur mister. Nuk është shfaqur qoftë një foto apo një dalje publike, çka ka shtuar bindjen se situata është shumë e rëndë, madje thuhet se Schumacher është në gjendje vegjetative. Gjatë këtyre viteve, Schumi është kuruar në rezidencën Gland në Zvicër.

Ende nuk ka një informacion të saktë nëse akomodimi bë Majorka do të jetë i përkohshëm apo i përhershëm. Më 3 janar të vitit 2019 Michael Schumacher do të mbushë 50 vjeç.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera