Sport

Legjenda franceze rikthehet te Monako, këtë herë si trajner

Autori: Gazeta inFokus 12:45 | 13 October 2018

Monako e ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e Leonardo Zhardin, i cili u largua pas 4 vitesh, duke lënë gjurmë në drejtimin e klubit me arritjen në gjysmëfinalen e Champions League dhe fitimin e titullit kampion në 2017.

Dhe për t’u rikthyer në kohët e arta, pasi në këtë sezon renditen në vendin e tretë nga fundi në Ligue 1, presidenca e klubit nga Principata ka thërritur në detyrë legjendën franceze Thierry Henry.

Henry është zyrtarizuar sot në pankinën e Monakos, me një kontratë që skadon në qershor të vitit 2021. 41- vjeçari francez gjatë Botërorit ishte ndihmës në stafin e Belgjikës, teksa karrierën si futbollist e ka nisur te Monako, klubi me të cilin fitoi kampionatin në vitin 1997.

-Advertisement-

Sulmuesi francez qëndroi për 5 vite në Monako, duke shënuar 20 gola për klubin në 105 prezenca, para se bënte transferimin historik te Arsenali, ku u kthye në legjendën e klubit.

“Jam shumë i lumtur që kthehem te Monako, dhe jashtëzakonisht i përkushtuar të nis këto sfida të reja që kam përpara. Me zor po pres të takoj lojtarët dhe të fillojmë të punojmë bashkë. Kam filluar karrierën time si futbollist këtu dhe duket sikur fati do që të filloja edhe karrierën time si trajner këtu. Jam tepër i gëzuar që m’u dha kjo mundësi, por tani sapo ka nisur puna më e vështirë”, tha Henry në deklaratën e tij të parë si trajner i Monako.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera