Rozë

Legjenda e Romës, tani një “yll” televiziv-FOTO

Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 05 September 2019

Karriera televizive e Francesco Tottit ka nisur me ritëm të shpejtë.

E përjavshmja italiane “Chi” zbulon se ish-kapiteni i Romës ka firmosur me kanalin Amazon, për të marrë pjesë si konkurrent në edicionin italian të një programi të njohur anglez “Celebrity Hunted”, format në të cilin një grup i personave “VIP” duhet t’i fshihet për disa ditë një grupi gjuetarësh, të përbërë nga ish-policë, ekspertë të informatikës, forcave ushtarake dhe speciale, që kërkojnë t’i arrestojnë.
“Pretë” kanë në dispozicion një set pajisjesh për mbijetesë, një kartë bankare me pak euro për të rezistuar për dy javë. Ata mund të bazohen vetëm te zgjuarsia, aftësia e tyre, ndihma e miqve dhe e të panjohurve. A do të jetë i aftë Totti t’i “driblojë” kundërshtarët sikurse bënte në fushën e blertë?

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera