Sport

Legjenda e Realit/ Raul Gonzales rrezikon deri në 4 vite burg

Autori: Gazeta inFokus 13:57 | 22 July 2019

Plot 228 gola në 550 ndeshje me Realin e Madridit në La Liga, pa harruar 44 finalizimet në 102 takime me përfaqësuesen e Spanjës.

Raul Gonzalez, 42-vjeç, tashmë trajner i skuadrës së dytë të Real Madridit (Castilla) në Segunda B, është një shembull për tu marrë sa i përket karrierës sportive, por jo në biznes.

Sipas gazetës spanjolle “El Mundo”, Raul akuzohet për krim ekonomik për shkak të pamundësisë për të shlyer detyrimet.

-Advertisement-

Një shoqëri me emrin Aurantia, pretendon se ish-sulmuesi u detyrohet një borxh prej 7.17 milionë eurosh (pa interesa), për një investim të dështuar të Raul në një projekt për energjinë e rinovueshme.

Bashkë me 42-vjeçarin akuzohen edhe Carlos Redondo dhe nëna e tij, Maria Luisa Blanco.

Ish-sulmuesi, nëse shpallet fajtor, rrezikon nga 1 deri 4 vite burg.

© SYRI.net

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera