Sport

Legjenda e Liverpoolit: Jurgen Klopp nuk do të qëndroj gjatë në ‘Anfield’

Autori: Gazeta inFokus 19:29 | 15 October 2020

Legjenda e klubit të Liverpoolit, Jamie Carragher, është kthyer për të folur për pronarët e klubit nga ‘Anfieldi’ si dhe për trajnerin e ‘The Reds’ Jurgen Klopp, shkruan Gazeta inFokus.

Carragher ka thënë se pronarët kanë bërë punë të mira me klubin e famshëm anglez, si dhe ka thënë se Liverpooli ka njërin nga trajnerët më të mirë në botë.

Ish-mbrojtësi i kombëtares angleze është i sigurt se Jurgen Klopp nuk do të qëndroj gjatë në krye të klubit të Liverpoolit.

-Advertisement-

Për fund anglezi ka deklaruar se ‘The Reds’ do të fitojnë edhe disa tituj në krye me trajnerin gjerman.

“Mendoj që trashëgimia e tyre (FSG) kur është shitur klubi, kanë bërë mirë në disa faza, Anfield nuk do të ishte kështu dhe Liverpool për momentin ka fushën stërvitore më të mirën në botë”, ka thënë legjenda e Reds për Liverpool Echo.

“Tani ata sollën titullin e parë aty pas 30 viteve, ata kanë Jurgen Kloppin njërin prej më të mirëve në botë, jam i sigurt që ai do të rrijë vetëm deri në fund të kontratës së tij”.

“Mendoj se Klopp dhe FSG do të fitojnë edhe disa tituj, pavarësisht qysh do të jetë ajo. Kështu që po, mendoj se ata kanë bërë një punë të mirë.

“Të jesh pronari i klubit që fiton ligës, tregon për punën e tyre, apo jo?”, ka thënë Carragher./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera