Sport

Legjenda e Liverpool: Blerja e Shaqirit, bast i fituar nga Kloop!

Autori: Gazeta inFokus 08:17 | 01 November 2018

Xherdan Shaqiri është duke shkëlqyer me Liverpool, duke rezultuar vendimtar në tre ndeshjet e fundit në Premier League, me 3 asist dhe një gol. Kosovari që luan me kombëtaren zviceriane është kthyer në benjaminin e tifozerisë së “The Reds” njëjtë si Momo Salah dhe vlerësimet për të nuk mungojnë as nga figurat ikonike të Liverpool.

“Shaqiri është një bast i fituar”, kështu shprehet legjenda John Aldrige, i cili thekson se ka mbetur i mahnitur nga performanca e shtatshkurtrit kosovar.

“Kur Shaqiri hyri në fushë ndaj Kardifit, loja jonë ndryshoi dhe ne u bëmë të paparashikueshëm. Na kishin ngulur në mbrojtje para se ai të vinte në fushë, më pas ai me eksperiencën e tij, me pasat dhe lëvizjet e shkëlqyera ndryshoj gjithçka. Dhe goli gjithashtu. E ka vendosur veten në një pozicion të mirë”, tha Aldrige për mediat angleze.

-Advertisement-

Sipas tij, “Shaqiri i blerë për 13 milionë paund ishte goditja më e mirë e merkatos verore”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera