Sport

Legjenda e Italisë: “Harrojeni futbollin, s’ka Serie A”

Autori: Gazeta inFokus 18:03 | 26 March 2020

De Livio thotë se nuk është koha të luhet futboll, ai shpreson sezonet të shpallen të pavlefshme

53-vjecari, heroi i Juventusit dhe legjenda e Italisë, Angelo Di Livio, ka kërkuar që për shkak të koronavirusit, t’i jepet që tani fund futbollit.

Ka ende shpresa se kampionatet mund të rinisin në maj, por De Livio, që me Juven ka fituar tre herë Scudetton, dy Kupa të Italisë, dhe Champions Leaguen, mendon

-Advertisement-

“Ka ardhur koha për të mbyllur gjithçka dhe për të anuluar edhe sezonin”, tha Di Livio për Tuttosport.

“Nuk ka asnjë mënyrë që të luhet, njerëzit janë duke menduar për gjithçka, përveç kampionatit”.

“Mendoj se është korrekte për ta ndërprerë sezonin dhe për të startuar sërish në Korrik ose Gusht. Është e vetmja mënyrë për ta shpëtuar futbollin italian”.

Italia është vendi më i prekur në Europë nga virusi COVID-19.

Deri më tani mbi 74 mijë persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, derisa kanë vdekur rreth 7,503 veta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera