Sport

Legjenda e basketbollit “vë bast”: Barcelona dhe Messi fitojnë “tripletën”

Autori: Gazeta inFokus 12:18 | 15 March 2019

Kobe Bryant ka një marrëdhënie të mirë me disa nga yjet e Barcelonës. Megjithëse ekipi i tij i fëmijërisë, për të cilin ka bërë tifo, është Milani, ai ka treguar simpati për klubin katalanas. Ylli i mëparshëm i Lakers-it e ndjek situatën aktuale të Barcelonës dhe, pasi u kualifikua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, sheh Messin dhe të tijtë si favoritë për të fituar “tripletën” sezonale.

Ai do të nënvizonte: “Do të jetë shumë e vështirë, por e mundur. Verën e kaluar fola me Pique dhe kemi debatuar pak për kohën e pushimit, që kanë futbollistët. Basketbollistët kanë më shumë kohë për të pushuar në verë, ndërsa në futboll ke një javë, ose dy. Për të mbajtur këtë nivel çdo vit është shumë e vështirë, por nga mënyra se si luan Barça, mendoj se “tripleta” është një mundësi reale këtë sezon”.

Ndërsa po fliste, ish-basketbollisti i madh “kryqëzoi gishtat”, duke i dërguar një mesazh në italisht Leo Messit: “Paç fat argjentinos”! Më herët, Kobe Bryant ka treguar se si mësoi për ekzistencën e Messit. Në një takim me Ronaldinhon, braziliani ia paraqiti argjentinasin si “lojtarin më të mirë në botë”. Prej asaj kohe, Kobe thotë se e ka ndjekur rregullisht ecurinë e Messit me Barçën.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera