Lajme

Legjenda Bekim Fehmiu, këtë vit në ekranin e Festivalit të Kanës

Autori: Gazeta inFokus 15:17 | 25 April 2017

Kinemateka Jugosllave do ta lansojë një kopje të re , kësaj radhe me përkthim në anglisht e frëngjisht të filmit, që do të jetë pjesë e një programi të filmave klasik në Festivalin e madh, Cannes Classics.

Filmi “Even I Met Happy Gypsies”, prodhim i vitit 1967, këtë vit do të shfaqet në Festivalin e Kanës.

Dhe kur kujtojmë se në film rolin kryesor e luan aktori shqiptar Bekim Fehmiu, kjo e bën filmin edhe më të veçantë.

-Advertisement-

Pasi në vitin 1967 filmi morri dy çmime në Festivalin e Kanës, filmi kthehet pas pesëdhjetë vitesh prapë në këtë festival, shkruan KultPlus.

Arkiva Jugosllave e Filmit do ta lansojë një kopje të re, kësaj radhe me përkthim në anglisht e frëngjisht të filmit, që do të jetë pjesë e një programi të filmave klasik në Festivalin e madh, Cannes Classics, raporton Blici serb.

Filmi në fjalë është me regji e me skenar nga Aleksandar Petroviq, ndërsa pos Bekim Fehmiut në role vijnë edhe Olivera Katarina, Gordana Jovanović, Bata Živojinović. / KultPlus.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera