Sport

Legia Warsawa shkarkon trajnerin serb para ndeshjes me Dritën

Autori: Gazeta inFokus 16:11 | 21 September 2020

Legia Warsawa, klubi polak me të cilin do të takohet Drita në kuadër të raundit të tretë kualifikues për Ligën e Evropës, gjatë ditës së sotme ka shkarkuar trajnerin serb, Aleksandar Vukoviq, shkruan Gazeta inFokus.

Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi përmes një postimi në twitter, ku kanë treguar që trajneri serb është shkarkuar, mirëpo arsyet nuk i kanë bërë publike.

Legia, edicionin e kaluar nën drejtimin e Vukoviqit ishte shpallur kampion, kurse gjatë këtij edicioni nuk i ka mbushur pritshmëritë.

-Advertisement-

Kujtojmë që ndeshja me Legia Warsawas dhe Dritës do të luhet të enjten me fillim nga ora 20:30./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera