Sport

Legia e Sadikut ndryshon trajner

Autori: Gazeta inFokus 09:23 | 16 September 2017

Legia Vashava nuk e ka nisur aspak mirë këtë sezon futbollistik dhe humbja e fundit me Slask, i ka bindur drejtuesit e skuadrës të ndërrojnë trajner.

Klubi polak ka zyrtarizuar sot trajnerin e ri Romeo Jozak, i cili zëvendëson kështu trajnerin e shkarkuar Jacek Magiera.

Skuadra e Armando Sadikut përfundoi jashtë eliminatoreve të Champions dhe më pas humbi edhe mundësinë e pjesëmarrjes në grupet e Europa League.

-Advertisement-

Gjithashtu, në kampionat ka grumbulluar vetëm 13 pikë, në tetë javët e para, shumë pak për një ekip pretendent.

Sadiku iu bashkua Legias gjatë merkatos së verës, ndërsa ka arritur të shënojë dy gola, në shtatë ndeshje të luajtura me këtë ekip.

Debutimi i trajnerit të ri të Sadikut, do të bëhet ditën e diel, në ndeshjen Legia-Cracovia, takim ku 3-pikëshi është synimi i vetëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera