Sport

Legia – Drita, ja kur luhen ndeshjet

Autori: Gazeta inFokus 11:52 | 16 August 2024

FC Drita tashmë ka siguruar kualifikimin në fazën e play-off-it në Ligën e Konferencës.

Skuadra gjilanase mbrëmë eliminoi Auda-n e Letonisë një sfidë tejet dramatike duke e përmbysur rezultatin e lojës se parë dhe duke fituar me rezultat 3 me 1.

‘Intelektualët’ në rundin e radhës në këtë ligë evropiane, do të përballen me Legia-n e Varshavës, ku sfida e parë do të luhet në Poloni me datë 22 gusht, kurse ndeshja kthyese luhet në ‘Fadil Vokrri’ me datë 29 gusht.

-Advertisement-

Trajneri i Dritës, Zekerija Ramadani pas fitores ndaj Auda-s, në një prononcim për RTK-n, deklaroi se Legia është favorite, megjithatë, sipas tij, Drita ndaj skuadrës polake nuk do të shkojë me flamur të bardhë.

“Përball Legia-s nuk jemi aspak favorit, por nuk do të shkojmë më flamur të bardh”, kishte thënë Ramadani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera