Rozë

Ledri Vula kapet mat në plazhin e Greqisë me aktoren e “O sa mirë”

Autori: Gazeta inFokus 19:39 | 24 May 2018

Komente të ndryshme kanë vërshuar në adresë të reperit të njohur Ledri Vula, pasi zbuloi se kishte nisur pushimet në bregdetin e bukur të Greqisë, shkruan Kosovarja.

Por, një video e publikuar nga vetë reperi në fjalë ka marrë më së shumti vëmendje, të cilën i’a adresoi Faton Shoshit , menaxheri të tij prej vitesh.

Po aludohet se Ledri në pushimet që ka nisur ditë më parë, po shoqërohet me njërën nga femrat më të përfolur aktualisht në shtypin rozë.

-Advertisement-

Është kjo Arta Nitaj, aktorja e “O sa mirë” e cila në llogarinë e saj sociale nuk ka publikuar ndonjë imazh apo video ngjashëm si reperi, gjë që mund të jipte një dëshmi të sigurt rreth këtij aludimi.

Dyshimet e para me sa kuptohet, i nisi Faton Shoshi derisa Ledri i kundërpërgjigjet përmes videos që ju sjellim në vazhdim.

E përveç tij, të shumta ishin edhe komentet nga ndjekësit e reperit të cilin kishin thënë se dyshen Arta Nitaj-Ledri Vula i kanë parë teksa shoqëroheshin bashkë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera