Lajme

Ledri flet hapur për dashurinë, tregon për lidhje të re (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 25 May 2017

Nuk është prononcuar asnjëherë për lidhjet e tij të dashurisë, por pothuaj gjithmonë i janë zbuluar.

Sa më shumë fshihet reperi i njohur Ledri Vula, aq më shumë shtohet kurioziteti për të rrëmuar në jetën e tij private.

Pas ndarjes së bujshme nga Adela Sollaku, Ledri ra në një periudhë qetësie edhe nga ngacmimet mediatike, derisa… një foto u shfaq në horizont. Nga mediat, u mësua se reperi ka nisur një tjetër histori dashurie.

-Advertisement-

Bëhet fjalë për një vajzë që jeton në Gjermani, me të cilën Ledri ka nisur një lidhje të fshehtë. Thuhet se çifti është në hapat e parë të lidhjes dhe të paktë janë personat që e dinë këtë raport. I ftuar pasditene sotme në “Rudina”, Ledri nuk e shmangu dot pyetjen për jetën private.

Gjatë bisedës, ndërsa ai po rrëfente se me të ëmën është mjaft i lidhur dhe flet për gjithҫka, Rudina përfitoi nga rasti për ta pyetur:

“Po për lidhjen tënde të re ke folur me mamin?” i zënë ngushtë, Ledri mbeti për një moment pa përgjigje: “Kuku, ҫa më gjeti…”, por nuk e la pa përgjigje Rudinën që vijonte të thoshte se ne nuk e dimë me siguri statusin e tij, por së fundi ka qarkulluar një lajm se ai është në një lidhje të re dashurie: “Unë nuk kam folur asnjëherë për jetën time private…” – këmbëngul Ledri, por vazhdon: “Unë beqar s’du me nejt… “ – thotë ai me të qeshur, por premton që kur të ketë diҫka serioze, do të vij ta them këtu.”

Këmbënguljes së Rudinës nëse është apo jo i dashuruar, reperi i përgjigjet me diplomaci: “Jam gjithmonë i rrethuar me dashuri…” – përgjigjja klasike që as moderatores duket se nuk i pëlqeu derisa konfirmoi se “ka shumë dashuri për Ledrin në këtë fazë të tij të jetës”

Por ajo që nuk pritej ishte një videomesazh nga nëna e tij, Xheraldina Vula, e cila është një ndër moderatoret e njohura në Kosovë. Mesazhi që nëna e tij i dha veç të tjerash ishte se ai duhet ti hapte telefonin:

“Dhe të lutem nana, hape telefonin… hape telefonin. Si sot, kur të kam marrë për të të pyetur ‘a m’rrite, a m’rrite?” – tha Xheraldina në video-mesazhin e saj… Ledri e ka pritur këtë mesaz me të qeshura, sepse kur vjen puna tek nënat ato janë të gjitha njësoj, shqetësohen vazhdimisht dhe i bien telefonit të fëmijëve të tyre. /Class/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera