Rozë

Ledion Halitaj fiton çmimin e dytë në Festivalin Ndërkombëtar të Kitarës në Bullgari

Autori: Gazeta inFokus 20:45 | 05 December 2020

Kitaristi nga Prishtina, Ledion Halitaj, ka fituar çmimin e dytë në Festivalin Ndërkombëtar të Kitarës në Pleven të Bullgarisë, në kategorinë A, e cila përfshinë grup-moshën 9 deri 11 vjeç, shkruan Gazeta Infokus.

Në këtë festival, që sivjet është mbajtur në mënyrë virtuale shkaku i pandemisë, Halitaj ka luajtur katër vepra klasike dhe i është nënshtruar vlerësimit të një jurie prej pesë anëtaresh. Në Festivalin e Plevenit po marrin pjesë kitaristë të moshave të ndryshme nga 28 shtete të botës.

Suksesi i arritur në Festivalin e Plevenit është i treti brenda tre muajve që ka shënuar Ledioni. Muajin e kaluar, ai ka fituar çmimin e parë në kategorinë për të vegjlit në Festivalin Ndërkombëtar të Kitarës “Tremolo”, që është mbajtur në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Ndërsa në tetor, Halitaj ka fituar çmimin e parë të jurisë dhe çmimin e publikut në kategorinë “Junior”, në Festivalin Ndërkombëtar të Kitarës në Transilvani të Rumanisë.

-Advertisement-

Mësimet për kitarëLedioni po i merr nga profesori, ErhanMujka, në Shkollën e Muzikës, Artit dhe Baletit “Beethoven” në Prishtinë./Gazeta InFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera