Rozë

Ledina Çelo poston poza joshëse, por zbulon se ka një problem

Autori: Gazeta inFokus 19:52 | 16 January 2020

Këngëtarja e njohur, Ledina Çelo, duket se po e shijon këtë të enjte, pasi ka dalë për të bërë shopping.

Ledina, 42-vjeçare, e cila prej vitesh jeton në Gjermani me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj, është mjaft aktive në profilin e “Instagram”-it.

Ditën e sotme, Çelo ka publikuar një video ku shfaqet në dhomën e provës, ku shihet e veshur me një fund super të shkurtër që i nxjerr në pah këmbët elegante.

-Advertisement-

“Sa problem e kemi ne femrat kur bëjmë shopping! Futemi në mendime… “, ka shkruar këngëtarja bashkëngjitur me videon që ka marrë menjëherë mijëra pëlqime dhe shumë komplimente.

Ledina Çelo është nënë e dy fëmijëve, por ka ditur mjaft mirë që të mbajë format trupore sa më elegante.

Ajo është cilësuar gjithmonë se një prej femrave të skenës më tërheqëse shqiptare.

View this post on Instagram

🍂

A post shared by Ledina Celo (@ledinacelo) on

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera