Lajme

Leçe, 2 shqiptarë në pranga me 217 kg marijuanë

Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 19 January 2018

Një operacion i përbashkët mes policisë kufitare dhe autoriteteve italiane ka çuar në kapjen dhe sekuestrimin e 217 kg lënde marjuanë në zonën e Leçes.

Janë arrestuar në flagrancë 2 shqiptarë me banim në Itali. Në pranga u vunë B.K. 37 vjeç dhe A.D. 26 vjeç. Hetimet vazhdojnë për kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të tyre.

Policia shqiptare thotë se bashkëpunimi dhe koordinimi me forcat policore italiane nuk kufizohet vetëm në goditjen e trafikut në det, por edhe në brendësi të territorit qoftë ky në Shqipëri apo në Itali.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera