Sport

LeBron shpërthen, shënon me më së shumti pikë në karrierë në ndeshje eliminuese për ta çuar serinë në ndeshjen e shtatë!

Autori: Gazeta inFokus 08:55 | 26 May 2018

LeBron James pothuajse i vetmuar ka mposhtuar Boston Celtics në Quicken Loans Arena duke sforcuar ndeshjen e shtatë me rezultat 109-99.

Cavs nuk e nistën mirë takimin, ku Bostoni krijoi epërsi fillëstare prej pesë piksh në fraksionin e parë.

Kur dihej se me një humbje Cavs do të përshëndeteshin, ishte LeBron James ai që u shfaq në skenë për të filluar demolimin.

-Advertisement-

Cavs shkëlqyen në çerekun e dytë duke shkuar në fund të pjesës së parë me 11 pikë epërsi.

Të dy skuadrat ishin të barabarta në dy fraksionet e fundit ku Bostoni provoi që të kthehej në lojë, por i pandalshmi James ishte i pakapshëm për kundërshtarët.

LeBron James shënoi 46 pikë, 11 kërcime dhe 9 asistime, kurse George Hill shtoi 20 pikë në këtë duel. Kurrë më parë LeBron nuk ka shënuar më shumë në një ndeshje eleminuese playoffi.

Jaylen Broën shënoi 27 pikë dhe Terry Rozier 28 pikë, duke qenë më të mirët te Bostoni.

Ndeshja e shtatë dhe e fundit e serisë finale të konferencës lindore zhvillohet të dielën nga ora 20:30. Kjo ndeshje përcakton skuadrën që shkon në finalen e madhe dhe zhvillohet në TD Garden të Bostonit për shkak se Bostoni ka përparësinë e terenit vendas sepse ishte pozicionuar më mirë në tabelë se Cavs në sezonin e rregullt.

Kjo do të ishte finalja e shtatë rresht për LeBron James në rast se arrin të tejkalojë Bostonin që po luan këtë playoff pa Kyrie Irving dhe Gordon Hayward.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera