Lajme

“Le të ia nis me këndu edhe kjo” komenti i ish deputetit të LDK-së pas publikimit të fotografisë së presidentes me Yllka Gashin e Dua Lipën

Autori: Gazeta inFokus 14:59 | 10 November 2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vizitë zyrtare, ku do të marrë pjesë në eventin e ndarjes së çmimeve të Lidershipit të Shquar 2021 në Këshillin Atlatanik.

Derisa po qëndron atje, presidentja ka takuar, artisten e njohur shqiptare, Dua Lipën, regjisoren e filmit “Zgjoi”, Blerta Bashollin, dhe aktoren kryesore të filmit, Yllka Gashi ku edhe kanë shkrepur një footgrafi së bashku.

Derisa ish deputeti i LDK-së, Gani Geci ka reaguar pasi mediat në vend publikuan këtë fotografi të presidentes me artistet.

-Advertisement-

Ai në një koment ka ironizuar me presidenten Osmani duke thënë që të fillojë edhe ajo të këndojë.

“Kishe e ka taku Bajdenin. Let ja nis me knu edhe kjo”, ka komentuar Geci./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera