Rozë

Lë pas edhe vetë Rihanna-n, këngëtarja shqiptare shënon një tjetër arritje të madhe

Autori: Gazeta inFokus 12:58 | 22 November 2022

Sukseset për shqiptaren Bebe Rexha nuk kanë të sosur. Këngëtarja po bën namin në top-listat botërore me këngën e saj “I’m good (Blue)”.

Bashkëpunimi me David Guetta-n ka rezultuar një suksesi i vërtetë duke hyrë edhe në dhjetë këngët e para të top-listës “Billboard Hot 100”.

“I’m good (Blue)” është pozicionuar në vend të shtatë duke lënë pas madje edhe Rihanna-n me këngën e saj të rikthimit, “Lift Me Up”. Për artisten shqiptare me famë ndërkombëtare kjo është hera e katërt që përfshihet në dhjetë vendet e para të kësaj top-liste, derisa për David Guettan hera e shtatë.

-Advertisement-

Më herët kujtojmë që Bebe Rexha arriti të shënojë një tjetër sukses në karrierën e saj duke fituar një çmim në “MTV EMA”. Jo vetëm kaq por ajo është nominuar edhe në “Grammy Awards 2023” së bashku me David Guetta për po të njëjtën këngë, “I’m good (Blue)”.

Lë pas edhe vetë Rihanna-n, këngëtarja shqiptare shënon

Mirëpo ndonëse ka korrur dhe vazhdon të korrë gjithë këto suksese, ka njerëz që akoma nuk e njohin Bebe-n. Në një intervistë për “EliteDaily”, ajo foli për faktin se ka ende njerëz që i dinë këngët e saj, por këngëtaren nuk e njohin.

“Dua të them, është e çuditshme. Unë kam qenë në internet gjatë gjithë kohës. Dikur kisha një zemër prej çeliku. Pra, pashë atë video të vajzës që fliste për njerëz të famshëm që nuk janë vërtet të famshëm. Dhe e kuptoj plotësisht atë që ajo thotë sepse ka të drejtë, sikur unë kam tri këngë që janë me nga një miliard dëgjime secila. Unë kam një këngë të certifikuar me pllakatën diamant [“Meant to me” me Florida Georgia Line], ka vetëm 63 në të gjithë botën”, rrëfeu këngëtarja e njohur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera