Lajme

LDK: Zmbrapsja erdhi nga presioni i Opozitës

Autori: Gazeta inFokus 15:48 | 07 September 2018

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas asaj që ndodhi të premten në Bruksel, ku dështoi takimi mes presidentëve Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiq.

LDK vlerëson se arsye kryesore e dështimit ishte presioni i madh politik i Opozitës.

“Presioni i opozitës për miratimin e Rezolutës, përmes së cilës do të ndalej procesi i pazareve me kufijtë e Republikës së Kosovës, ka dërguar sinjal në Bruksel se z. Thaçi nuk mund të bisedojë për këtë temë”, thuhet në njoftimin për media të LDK-së.

-Advertisement-

Në LDK thonë se do të vazhdojnë që fuqishëm ta kundërshtojnë dialogun.

“LDK edhe njëherë u bënë thirrje të gjitha partive politike parlamentare që të vijnë në seancën e jashtëzakonshme të ftuar nga opozita dhe ta miratojmë Rezolutën që lidhet me mbrojtjen e sovranitetit të vendit”, thuhet në njoftim.

Kjo parti thotë se vetëm zgjedhjet e reja mund të prodhojnë institucione të tilla. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera