Lajme

LDK zbut qëndrimin në raport me Shpend Ahmetin, flasin edhe AKR-ja (Video)

Autori: Gazeta inFokus 22:27 | 11 March 2018

Shefi i grupit të asamblistëve të LDK-së në asamblenë komunale të Prishtinës, Halim Halimi, ditë më parë kishte kërkuar që kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, të jepte dorëheqje nga pozita e tij.

Ai për Tribuna Channel tregon nëse kanë nisur ndonjë iniciativë, për ta kërkuar dorëheqjen e Ahmetit.

Edhe bashkëpartiaku i Halimit asamblisti i LDK-së, Agim Gashi, deklaron se do t’i përcjellin zhvillimet brenda kuvendit komunal të Prishtinës se si po ecin dhe më pas t’i shikojnë mundësitë, për të ndërmarr veprime konkrete në organet e partisë.

-Advertisement-

Kurse asamblisti i AKR-së, Sami Borovci tha se si AKR që janë në koalicion me VV në Komunën e Prishtinës do ta përkrahin çdo projekt i cili është në dobi të qytetarëve prishtinas dhe se janë të gatshëm të shkojnë edhe në zgjedhje, nëse për një gjë të tillë ka pajtueshmëri të përgjithshme.

Për më shumë ndiqeni kronikën:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera