Lajme

“LDK-VV do të ishte opsioni më i mirë”

Autori: Gazeta inFokus 00:08 | 24 May 2017

Ish-deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, thotë se një koalicion parazgjedhor mes LDK-së dhe Vetëvendosjes do të ishte opsioni më i mirë për zgjedhjet e 11 qershorit.

Edhe pse LDK në zgjedhje do të hyjë në koalicion me AKR-në dhe Alternativën dhe Vetëvendosje si e vetme, dy partitë patën bisedime për një bashkëpunim të mundshëm, por një gjë e tillë nuk u konkretizua.

“Mendoj se do të ishte zgjedhje më e mirë. Edhe në zgjedhjet e kaluara kur u bashkua VLAN-i elektorati i gjitha partive e priti mirë. Kam pas kontakte edhe nga VV dhe e kam parë se ka pas vullnet te disa njerëz aty. Por koha ishte e shkurtër dhe për parti të ideologjive të ndryshme duhet më shumë kohë”, ka thënë ajo në Interaktiv të KTV-së.

-Advertisement-

Sa i përket koalicionit PDK-AAK-Nisma, Osmani ka thënë se nuk është befasuar fare sepse konsideron se “PDK me çdo kusht dëshiron të mbetet në pushtet”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera