Lajme

LDK – VV “pa” takim këtë të diele

Autori: Halil Berisha 10:19 | 15 December 2019

Maratonën e takimeve, LDK e Vetëvendosje e vazhduan edhe të shtunën.

Por, pavarësisht kësaj, nuk pati ndonjë marrëveshje konkrete, shkruan gazeta inFokus.

Në fakt, e vetmja marrëveshje, ashtu sikur thuaj çdo takim, ishte që të takohen përsëri.

-Advertisement-

Megjithatë, takimi i së shtunës edhe në këtë aspekt ishte disi më i ftohtë.

Kjo sidomos nga zyrtarët e Vetëvendosjes, ku Glauk Konjufca tha që do të shihet tash e tutje se si do të veprjnë.

“Krejt çka mund të ju them sonte është se nuk pati marrëveshje. Do të shohim në ditët e ardhshme se si do të veprojmë”, tha ai.

Ndërsa, Avdullah Hoti i LDK-së, ka paralajmëruar takime tjera këto ditë, shkruan gazeta inFokus.

“Ne po i vazhdojmë takimet, nuk e kemi përmbyllur ende marrëveshjen, ditëve tjera do të takohemi”, është shprehur Hoti.

Por, si duket kjo e diele nuk është njëra nga këto ditë që e ka përmendur Hoti.

Arlind Manxhuka, zëdhënës i Vetëvendosjes, për Gazetën inFokus, këtë të diele ka thënë që nuk është paraparë që të mbahet ndonjë takim me LDK-në.

“Jo sështë paraparë diçka”, ka thënë shkurt Manxhuka./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera