Lajme

LDK – VV| Agim Veliu: Po rren Besnik Bislimi

Autori: Gazeta inFokus 09:32 | 16 January 2020

Si duket situata në mes të LDK-së e Vetëvendosjes vetëm sa po shkon e po përkeqësohet.

Kjo edhe pas deklaratave publike nga të dy palët, shkruan gazeta inFokus.

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Besnik Bislimi, mbrëmjen e së mërkurës derisa ishte në një emision televiziv, tha që i dyti i LDK-së, Agim Veliu, është kundër një marrëveshjeje me VV-në.

-Advertisement-

Sipas Bislimit, Veliu shumë herë ka thënë : Çohuni se nuk ka asgjë”.

Mirëpo, në një prononcim për Indeksonline, Veliu nuk ka pranuar të ketë thënë ndonjëherë këtë gjë, shkruan gazeta inFokus.

“Kurrë ashtu nuk kam thënë, kjo është gënjeshtër e kulluar. Kur janë kryer takimet, ne jemi qu se zakonisht mysafiri thotë po qohemi. Po gjithmonë kur kemi konstatuar që në atë takim nuk kemi pas çka me thënë më tepër”, shtoi Veliu./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera