Lajme

LDK vendos përfundimisht nëse do ta votojnë Kadri Veselin!

Autori: Gazeta inFokus 20:55 | 25 July 2017

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të partisë që drejton ka thënë se LDK-ja dhe koalicioni LAA nuk do ta votojnë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit, dhe gjithashtu nuk bashkëpunojnë me koalicioni PAN.

Ai ka thënë se Veseli ishte njëri nga iniciatorët e prishjes së marrëveshjes me LDK-në, dhe se nuk dëshirojnë ta votojnë një njeri të tillë.

“Ne e kemi qëndrimin që në asnjë rast nuk bëjmë koalicion me PAN-in, dhe poashtu nuk e votojmë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit. Konsiderojmë se ai ishte njëri nga njerëzit që e prishi marrëveshjen, dhe ai ka vënë interesat personale para shteti”, ka thënë Mustafa para gazetarëve.

I pyetur për deputetët që individualisht mund ta votojnë Qeverinë HAradinaj, ai tha se nuk flet për sjelljet individuale të askujt.

-Advertisement-

Kurse për koalicion me Vetëvendosjen ai ka shtuar se Këshilli i Përgjithshëm i partisë e ka lënë të hapur këtë mundësi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera