Lajme

LDK vazhdon të kërkojë zgjedhje të reja, ja ҫfarë thotë tani

Autori: Gazeta inFokus 18:52 | 21 October 2018

Lidhja Demokratike e Kosovës ka një kohë që kërkon të ketë zgjedhje të reja në Kosovë.

E një gjë të tillë e ka bërë edhe sot në kuadër të mbledhjes së kryesisë së LDK-së së bashku me degën e V-të në Prishtinë.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, shpjegoi se këto takime me struktura po shërbejnë që të njoftohen këto forume të partisë me qëndrimet e fundit të LDK-së për dialogun, kufijtë e Kosovës, për votimin e Forcave e të Armatosura të Kosovës.

-Advertisement-

Beqiri, në këtë takim, kërkoi që të gjithë të organizohen sepse bazuar në mundësitë që LDK-ja po i kërkon në koordinim edhe me partitë e tjera për ngritjen e mocionit të votëbesimit të qeverisë vendi shumë shpejt do të shkojë në zgjedhje.

Beqiri tha se LDK-ja duke parë bllokimin e vendit nga kjo qeveri dhe brishtësinë e koalicionit qeverisës mendon se zgjidhja e vetmja është zgjedhjet.

Në fund, ai ka kërkuar mobilizimin e të gjitha strukturave të degës për t’u përgatitur për zgjedhjet qendrore të cilat janë të pashmangshme.
Sokol Haliti ka folur për mbledhjet e vazhdueshme të kryesisë së LDK-së, për unitetin dhe disponimin e mirë brenda të gjitha strukturave dhe organeve të partisë . Ai kërkoj nga të gjithë aktivistët që të angazhohen që LDK-ë të forcohet sidomos në Prishtinë sepse baza e fitoresë së LDK-së sipas tij në nivel vendi është Prishtina.

Lirije Kajtazi kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së , foli për mundësitë e trajnimeve për gratë e forumit me ndihmën e Fondacionin KAS.
Fidan Rekaliu kryetar i Forumit tē Rinjve të LDK-së , tregoj për platformën për Rininë të cilën e ka prezantuar edhe në Kuvend si Rezolutë e cila parasheh avancimin e pozitës ekonomike dhe sociale të të rinjve në nivel vendi.

Muharrem Sfarqa tha se duhet të mobilizohen që të jenë gati për zgjedhjet të cilat, sipas tij, janë të pashmangshme pasi që “qeveria është shndërruar në mekanizëm për plotësimin e tekeve të individëve dhe grupeve të interesave biznesore”.

Vlora Dumoshi, anëtare e Kryesisë, tha se ky bashkëbisedim duhet të shërbejë që të gjithë së bashku të fokusohemi në një organizim më të mirë që LDK të konfirmohet në çdo proces si parti e fortë dhe e pathyeshme ndaj konkurrentëve tjerë politik.

Shumë aktivistë të degës dhanë komentet dhe kritikat e tyre si dhe kërkuan nga kryesia e LDK-së që të shfrytëzojnë këtë momentum që vendi të shkojë sa më parë në zgjedhje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera