Fokus

LDK të gatshëm për zgjedhje, edhe pa kryetar të ri

Autori: Halil Berisha 13:13 | 22 July 2019

Me dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj, partitë politike në Kosovë kanë filluar të bëhen gati për zgjedhje të parakohshme.

E në një prononcim për gazetën inFokus, deputeti nga radhët e LDK-së, Haxhi Avdyli tha që partia e tij është e gatshme për zgjedhje dhe se nuk ka nevojë për qeveri të re të përkohshme.

“Kjo qeveri ka qenë jo stabile që nga fillimi në pranverën e vitit 2018 ku e ka humb shumicën dhe ka udhëheqë me makinacione politike të numrave, duke marrë andej e këndej e ka ardhë deri këtu. Që nga fillimi kemi kërku zgjedhje dhe tani nuk ka si të mendojmë ndryshe. Tani është një momentum që duhet të rilegjitimohet skena politike  e normalisht të formohet një shumicë e re shqiptare me mbi 61 deputet shqiptar. Akrobacionet politike për qeveri të re të përkohshme nuk i shoh të nevojshme, qytetari ka nevojë të jap mendimin e tyre e të formohet një shumicë e re që të jetë legjitime”, tha Avdyli për gazetën inFokus.

-Advertisement-

Tutje, Avdyli shton se pavarësisht se tani janë në procese zgjedhore edhe brenda partisë, LDK është mirë e strukturuar dhe e gatshme që të dal në vota tek qytetarët.

“Si një parti me 30 vjet stazh e mirë e strukturuar me degë e nëndegë, jemi të gatshëm për zgjedhje sepse këto i kemi kërkuar që nga fillimi e sa i përket përgatitjeve ne i kemi më pak se dy javë kuvendin zgjedhor, por si strukturë jemi të përgatitur për zgjedhje”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera