Lajme

LDK “të buzëqeshur” në mbledhjen për emrat e ministrave

Autori: Gazeta inFokus 17:41 | 02 June 2020

Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur mbledhjen në të cilën pritet të caktojë emrat e ministrave  në qeverinë e re, shkruan gazeta inFokus.

E në faqen zyrtare të LDK-së, janë publikuar disa fotografi nga mbledhja, në të cilën nuk shihet të jetë edhe Vjosa Osmani, nënkryetarja e kësaj partie.

Në këto fotografi kryetari i LDK-së, Isa Mustafa shihet duke buzëqeshur dhe të tjerët në bazë të fotografive duket të kenë një disponim të mirë.

-Advertisement-

Një disponim të mirë duket të kenë edhe Agim Veliu i cili u raportua të jetë përsëri Ministër i MPB-së.

Në vazhdim mund të shihni fotografitë nga mbledhja e LDK-së ku po flitet për emrat e ministrave nga kjo parti./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera