Lajme

LDK sot zgjedh kandidatin për kryetar të Podujevës

Autori: Gazeta inFokus 09:58 | 15 February 2020

Lidhja Demokratike e Kosovës sot pritet të vendosë se kush do të jetë kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës.

Kështu ka bërë të ditur për Klan Kosovën, anëtari i degës së LDK-së në Podujevë, Nexhmi Rudari, duke shtuar se mbledhja është caktuar të mbahet në ora 11:00.

“Sot do të mblidhet Kryesia e LDK-së dhe aty do të vendoset për kandidatin për kryetar të Komunës së Podujevës”.

-Advertisement-

“Kjo mbledhje do të mbahet në Podujevë, (kryesia e degës në Podujeve). Mbledhja është caktuar për ora 11:00”.

“Do të shqyrtohen propozimet e mundshme që kanë ardhur edhe prej nëndegëve të terrenit dhe aty do të vendoset”.

“Deri më sot nuk kemi biseduar për kandidat, më shumë kemi biseduar për organizim dhe mobilizim”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera