LDK s’ka vija të kuqe për PDK’në, veç kushte
Autori: Gazeta inFokus 21:35 | 02 March 2019
Ndonëse ishte ajo që i shkurtoi jetën Qeverisë Mustafa, LDK nuk ka vija të kuqe afatgjate për Partinë Demokratike të Kosovës, përcjell inFokus.
Ndonëse për momentin thonë se e kanë të përjashtuar nga bashkëpunimet a koalicionet e afërta, nga LDK nuk e mohojnë mundësinë e një bashkëpunimi në një të ardhme kur gjerat në këtë parti mund të ndryshojnë.
Kështu të paktën ka thënë deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Armend Zemaj.
Në një intervistë për GazetënBlic, Zemaj ka thënë se momentalisht PDK është e përjashtuar nga bashkëpunimi, por nëse më vonë largohen pengesat nuk mohohet një koalicion i tillë.
Zemaj ka thënë se kur të ndryshohet qasja e këtij subjekti politik ndaj shtetit të Kosovës, dhe të mos ketë individë të implikuar në korrupsion e krim, LDK nuk përjashton bashkëpunimin.
“Ne nuk gjejmë tash brenda këtij subjekti politik, brenda këtyre subjekteve politike,(PDK, AAK, NISMA) arsye që të na japin këta, që mund të bashkëpunojmë duke marrë për bazë vendimet dhe veprimet që i kan ba deri tash në dëm të Kosovës. Kjo është arsyja pse ne komunikojme me elektoratin, me parti, me kryesi, për ta demaskuar keqqeverisjen, keqmenaxhimin, dhe veprimet e tyre.Dhe nëse një të ardhme, nësë këta reformohen, dhe subjektet e tyre e ndryshojnë qasjen ndaj vendit atëhere nuk do të thotë që LDK të mos bashkëpunoj me ta.LDK synon dhe insiston që skena politike në Kosovë, të mos ketë individë që janë të implikuar në krim dhe korrupsion, nëse këto përjashtohen atëherë elimonhen barrierat për me qenë pjesë e kolalicionit qeverisës” ka thënë Zemaj.
Ai ka thënë se LDK nuk ka fjalor të skajëshëm politik për asnjë subjelt, por se skandalet që kanë prodhuar tre partnerët e koalicionit, janë shumë të dëmshme për Kosovën.
“Këto kualifikimet e skajshme nuk përkojnë me gjuhën dhe identitetin politik.Ne e kemi të qartë qëndrimin ton politik, se këto subjekte, ky koalicion i ka ba dëm Republikës së Kosovës. AAK PDK NISMA, shihen në mëdyshje në partneritet për me udhëheq me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Këta kanë prodhu shumë skandale edhe korruptive edhe kriminale, dëmtime edhe në raport me Bashkësinë Ndërkombëtare. Andaj ne largohemi skajshmërisht për me pas një platformë të përbashkët për më udhëheq vendin. Këto janë arsyet që neve na unifikojnë si me udhëheq vendin me duar të pastra” ka theksuar Zemaj.
Të tjera
-
Vdekja e dyshimtë e gruas në Spitalin e Vranjës, Kamberi: Mungesa e të punësuarëve shqiptarë, dëshmi e trajtimit të pabarabartë
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar lidhur r...
-
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngäcmim
Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi ka komentuar disa ngjarje të ndodhura së fundmi...
-
“Shkarkojnë policë që hetojnë akterët e VV-së”, Kica-Xhelili numëron skandalet e Qeverisë Kurti
Doarsa Kica Xhelili, deputete e LDK-së, ka renditur sipas saj dhjetë skandale...
-
Krasniqi viziton Ganimete Musliun pas ndërhyrjes që pati: Ke shumë miq, kolegë dhe dashamirë që mezi presin rikthimin tënd
Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se bashkë me gruan e tij, Meli...
-
Një çift i moshuar kosovar arrestohet në Gjermani në prani të mbesës 8-vjeçare
Policia federale e Gjermanisë ka arrestuar një çift në aeroportin e Dortmundi...
-
Dyshohet për sülm sek*ual ndaj 16 vjeçares në Shtime, kërkohet paraburgimi i të pandehurit
Tridhjetë ditë paraburgim ka kërkuar Prokuroria Themelore në Ferizaj për Xh.I...
-
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të parë Projektligjin për zyrtarët ...
-
Përfundon dëshmia e dëshmitarit të 57-të në rastin e Thaçit dhe të tjerëve
Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale të Hagës bëjnë me dije sot ka për...
-
Dënohen me pesë vite burgim tre zyrtarë të Fushë Kosovës, akuzoheshin për korrupsion
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj tre zyrtarëv...
-
Dy milionë britanikë vuajnë nga simptoma të gjata të COVID-it, tregon studimi
Dy milionë njerëz në të gjithë Anglinë dhe Skocinë ende vuajnë nga simptoma t...
-
Deputetja finlandeze takon presidenten Osmani: Kosova duhet pranuar në Këshillin e Evropës pa parakushte shtesë
Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani. ...
-
Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 57-të të ZPS-së, gjykimi në çës...