Lajme

LDK shënon 30 vjetorin e themelimit

Autori: Gazeta inFokus 06:54 | 23 December 2019

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka bërë të ditur se sot do të shenojë 30 vjetorin e themelimit.

Me rastin e përvjetorit jubilar të LDK-së, anëtarë të Kryesisë dhe struktura të LDK-së bëjnë homazhe te varri i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova.

Ndërsa, manifestimi për shënimin e 30 vjetorit të themelimit të LDK-së, do të mbahet në Restaurant Golden Imperial.

-Advertisement-

Lidhja Demokratike e Kosovës si lidhje shqiptare brenda Kosovës u formua më 23 dhjetor të vitit 1989 në Prishtinë nga një grup intelektualësh.

Ibrahim Rugova ka qenë kryetar i partisë që prej themelimit dhe deri në janar 2006, kur Rugova u nda nga jeta.

LDK, u formua si bashkim i intelektualëve dhe popullit të Kosovës, në kohën e shpërbërjes së Lidhjes Komuniste të Kosovës.

LDK u angazhua për një Kosovë të pavarur, demokratike dhe të lirë. LDK-ja prej fillimit e deri më 2007 ishte forca kryesore politike në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera