Lajme

LDK reagon ndaj VV-së lidhur me mosmarrëveshjet për koalicion

Autori: Gazeta inFokus 23:28 | 03 December 2019

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-sw, Lumir Abdixhiku ka folur për marrëveshjen për bashkëqeverisje mes LDK dhe LVV.

Ai ka thënë se deklaratat e pamatura dhe të pa kohë e kthejnë mbrapa mundësinë e bashkëpunimit, shkruan gazeta inFokus.

“Marrëveshjet e mosmarrveshjet mes partnerëve – po qenë e po u panë si të tillë njëmend – zgjidhen mes vete, sy më sy, e jo me ofendime nëpër studio televizive.

-Advertisement-

Deklarata të pamatura dhe pa kohë e vendosin mundësinë e bashkëpunimit disa hapa prapa. Ndoshta dhe ky është qëllimi.

Propagandë për propagandë jemi ngopur mjaftë. Por nëse e kanë njëmend, me respekt ndaj njëri tjetrit e me respekt ndaj vullnetit qytetar, këtu jemi. Plot 28 deputetë të 206 mijë votuesve kosovarë”, ka shkruar Abdixhiku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera