Lajme

LDK reagon pasi u sulmua me vezë Avdullah Hoti

Autori: Gazeta inFokus 12:33 | 22 February 2020

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas sulmit të sotëm me vezë ndaj zëvendëskryeministrit, Avdullah Hoti.

Sipas tyre një sulm i tillë është akt i ulët dhe i papranueshëm që dëmton proceset vendimtare politike nëpër të cilat po kalon Kosova.

“Sulmi i sotëm ndaj zëvendëskryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti është një akt i ulët, i papranueshëm dhe i dëmshëm për proceset vendimtare politike nëpër të cilat po kalon vendi ynë”, thuhet në reagim.

-Advertisement-

Gjithashtu thuhet se kthimi në vitin 2015-2016 është i papranueshëm dhe se Kosova ka nevojë për qetësi, maturi dhe unitet në politike bërje.

“Është i papranueshëm kthimi i shoqërisë sonë në sulme të këtilla, njësoj si në vitet 2015-2016, me qëllim stagnimin dhe bllokimin e proceseve shtetformuese që i kemi ndërtuar në partneritet me miqtë tanë ndërkombëtar. Kosova ka nevojë për qetësi, maturi dhe unitet në politikbërje dhe udhëheqje të vendit”, përfundon reagimi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera