Lajme

LDK: Qeveria Kurti i la pa punë 1 mijë punëtorë shëndetësorë

Autori: Gazeta inFokus 11:12 | 18 June 2022

Lidhja Demokratike e Kosovës në një konferencë për media ka akuzuar qeverinë se ka lënë 1 mijë punëtorë shëndetësorë pa punë.

Anëtari i kësaj partie Ardian Shala tha se qeveria u ka ndërprerë atyre kontratat raporton Gazeta Express.

“Qeveria ka ndërprerë kontratën e 1 mijë punëtorëve shëndetësorë duke i lënë pa paga ata dhe familjet e tyre. Mungesa e infermierëve është e qartë në çdo klinikë”, tha ai.

-Advertisement-

Tutje Shala u shpreh se mos hapja e konkurseve për specializim do ta shtojë mungesën e stafit shëndetësorë dhe ikjen e mjekëve drejt vendeve të evropës.

“Dukuria e ikjes së mjekëve është evidente dhe shumë katedra do të pushojnë së ekzistuari. Mungesa e specializimeve që dy vite do ta bëjë procesin e mungesës së punonjësve shëndetësore edhe më shumë. Kjo vërehet në të gjitha komunat si pasojë e mungesës së stafit shëndetësor”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera