Lajme

LDK: Qeveria e Kosovës e vetmja në botë që në kohë të inflacionit i zvogëlon pagat

Autori: Gazeta inFokus 14:02 | 24 November 2022

Koordinatori i Departamentit për Rend dhe Ligj në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Shkëmb Manja, në një konferencë për medie ka thënë se me vendimin për uljen e pagave të prokurorëve e gjyqtarëve, qeveria i dha goditjen më të rëndë sistemit të drejtësisë.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës është e vetmja në botë që në kohë të inflacionit i zvogëlon pagat. Kjo tha ai do të ndikojë në ikjen e prokurorëve e gjyqtarëve nga sistemi si dhe ngadalësimin e trajtimit të rasteve.

“LDK-ja e kundërshton uljen e pagave ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve. Qeveria i dha goditje sistemi të drejtësisë, në momenti kur ishim në pritje të rritjes së pagave”, tha ai

-Advertisement-

“Kjo është Qeveria e vetme në botë që në kohë të inflacionit i ul pagat, kjo është një nga goditjet më të rënda. Vendimi skandaloz cenon punën edhe ashtu të cenuar. Ulja e pagave nënkupton ikjen nga sistemi i drejtësisë, nënkupton ngadalësimin e trajtimit të rasteve”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera