Lajme

LDK: Prishtinës i duhen edhe 8 shkolla

Autori: Gazeta inFokus 11:33 | 12 September 2018

Lidhja Demokratike e Kosovë ka mbajtur një konferencë për medie në të cilën është folur për gjendjen e arsimit në komunën e Prishtinës.

Asamblisti i LDK-së në Prishtinë, Agim Gashi ka thënë se nuk janë bërë përgatitjet e mjaftueshme për fillimin e vitit të ri shkollor, shkruan gazeta inFokus

“Përfaqësuesit e Prishtinës përkatësisht kryetari i komunës ka deklaruar se janë ber të gjithë përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, ne mendojmë se përgatitjet janë një proces kompleks dhe duke marrë për bazë gjendjen reale ne mendojmë se kjo deklaratë nuk përputhte me realitetin”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Gashi ka shtuar gjithashtu se Prishtinës i mungojnë edhe 7 shkolla.

“Meqenëse fillimi i vitit të ri shkollo nënkupton përgatitjet në të gjithë dimensionet shkollore duke përfshirë edhe investimet kapitale dhe investimet e tjera dhe po shkojmë e po identifikojmë disa çështje që ne i vlerësojmë se nuk janë punë të kryera dhe nuk janë bërë në mënyrë cilësore. Investimet kapitale në 5 vitet e fundit kanë qenë shumë të pakta dhe të ulëta, ato janë orientuar vetëm në renovime dhe shumë pak për zgjerimin e infrastrukturës. Prishtinës i mungojnë 7 shkolla fillore dhe një e mesme”, ka shtuar Gashi.

Ndërsa ka përmendur rastin e shkollës fillore ‘Ismail Qemali’ me rreth 3 mijë nxënës.

“Ka shkolla ku mësimi zhvillohet në më shumë se dy ndërrime si rasti i shkollës fillorë ‘Ismaili Qemali’ ku aty vijojnë mesmet mbi 2800 nxënës sot ka 20 viteve të përfundim të luftës nuk është mirë që në një objekt shkollor në kryeqytet të vizojë mesmin numër kaq i madh i nxënësve”, ka shtuar ai./inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera