Lajme

LDK prezanton zëdhënësin e ri, djalin e Xhemajl Mustafës

Autori: Gazeta inFokus 11:38 | 02 November 2018

Lidhja Demokratike e Kosovës në një konferencë për medie ka prezantuar zëdhënësin e ri të partisë.

Në këtë pozitë është emëruar Besian Mustafa, shkruan Gazeta inFokus.

Ndryshe Besiani është djali i veprimtarit, Xhemajl Mustafa.

-Advertisement-

Sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri në këtë konferencë ka prezantuar Mustafen duke treguar për përgatitjen e tij shkollore dhe përvojën.

“Qëllimi i kësaj konference është njoftimi me zëdhënësin e ri të medieve, të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa i cili njëherësh është edhe djali i ish këshilltarit të Ibrahim Rugovës, Xhemajl Mustafës. Besiani është një djalë i ri i edukuar dhe i përgatitur jo vetëm për këtë detyrë që do e marr në LDK por edhe për veprimtari tjera sepse ka nivel shkencor dhe do jetë një vazhdimësi e punës së shkëlqyer. Është i diplomuar, ka qenë kryeshef i KIESAS, etj”, ka thënë Beqiri.

Ndërsa Mustafa ka uruar për bashkëpunim të mirëfilltë me media në vend.

Ndryshe të enjten Lidhja Demokratik e Kosovës pas mbledhjes së Kresisë ka bërë të ditur për emërimin e Mustafës./Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera