Lajme

LDK prezanton 15 pikat për “Qeverinë e Unitetit” – Abdixhiku: Kontratë nderi për ta nxjerrë vendin nga kriza

Autori: Gazeta inFokus 11:31 | 12 Qershor 2025

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media ka prezantuar planin 15-pikësh të punës për një Qeveri Uniteti, të cilën LDK e sheh si zgjidhje të përkohshme për krizën aktuale politike në vend, shkruan Gazeta Infokus.

Abdixhiku e cilësoi këtë qeveri si një kontratë nderi mes forcave politike, dhe jo si zgjidhjen më të mirë të mundshme, por të domosdoshme për të rikthyer stabilitetin institucional.

Pikat kryesore të planit të LDK-së:

-Advertisement-

Funksionalizimi i institucioneve kushtetuese – Departizimi i institucioneve dhe riformatimi i plotë i bordeve të ndërmarrjeve publike për një administrim më profesional dhe larg ndikimit politik.

Rritja e pagave – Dakordim i plotë për rritjen e pagave dhe zbatimin e ligjit për pagat.

Pako emergjente për krizën energjetike – Heqja e TVSH-së për çdo faturë të energjisë elektrike dhe masa për përballimin e krizës aktuale.

Nisja e projektit për gazifikimin e Kosovës – Iniciimi i projektit si bazë për zhvillimin energjetik afatgjatë.

Rindërtimi i raporteve me BE-në dhe SHBA-në – Kthimi i besimit përmes një qasjeje të përgjegjshme shtetërore dhe hartimi i një platforme unike për dialogun me Serbinë.

Votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare brenda kësaj shumice.

Vettingu në drejtësi – Si hap drejt reformimit të sistemit gjyqësor.

Nisja e projekteve të mëdha zhvillimore me rëndësi jetike për vendin.

Reformë kushtetuese – Trajtimi i mundësisë për ndryshime kushtetuese për stabilitet më të madh institucional.

Strategji kombëtare për arsimin – Reformë e thellë për sistemin arsimor.

Përgatitje për Lojërat Mesdhetare 2030, të cilat rrezikohen nga mosveprimi institucional.

Reformë në sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes.

Rishikimi i formulës së financimit të komunave.

Përgatitje për zgjedhje brenda 10 muajve, duke e përcaktuar qartë periudhën kalimtare.

Mekanizëm transparence – Monitorim i zbatimit të marrëveshjeve gjatë periudhës tranzitore.

Abdixhiku theksoi se ky propozim është përtej interesave partiake dhe synon ta rikthejë normalitetin në funksionimin e shtetit.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy