Lajme

LDK: Po vihet në pikëpyetje partneriteti me ShBA-në

Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 01 March 2019

Presioni dhe kërcënimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës për largim të takës dhe mos bindja ndaj këshillave të tyre, për Lidhjen Demokratike e Kosovës po vë në pikëpyetje partneritetin shumë vjeçar me aleatët tanë.

Pasi sipas tyre, në 11 vjet shtet, Kosova nuk ka qenë asnjëherë në pozitë më të keqe si në marrëdhëniet ndërkombëtare, ashtu dhe në çështjet e brendshme.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti tha se pozita e keqe karshi ShBA-së, po bën që për herë të parë ndodhë që kryeministrit të vendit i mohohet e drejta të udhëtoi atje dhe të anulohet dhjetëra programe financimi.

-Advertisement-

Sipas deputetit Hoti, asnjëherë nuk ka pasur degradim më të madh institucional gjatë këtyre viteve, pasi ai konsideron se ka humbje të besimit ndaj këtij lidershipi.

“Në 11 vjet shtet nuk kemi qenë në pozitë të dobët si në pozitën e brendshme, ashtu dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. Nuk kemi pasur degradim më të madh institucional gjatë gjithë këtyre viteve dhe një humbje të plotë të besueshmërisë të qytetarëve ndaj lidershipit të vendit. Sot me këtë lloj politike është vë në pikëpyetje përkrahja e partnerit tonë ShBA-së karshi shtetit të Kosovës. Për herë të parë po ndodhë pas tridhjetë viteve që lidershipi i Kosovës, këtë rast kryeministri i vendit i mohohet e drejta për të udhëtuar në ShBA, pra i mohohet e drejta e një lideri të Kosovës, vendit më pro amerikan më  pro evropian të udhëtoj në ShBA. Gjithashtu janë anuluar siç e dini dhjetë programe në qendrën Marshall”, ka thënë Hoti.

Duke përmendur mos emërimin e anëtarëve të KQZ-së nga ana e presidentit Hashim Thaçi, Hoti tha se kjo është e paprecedent dhe se për këtë arsye kanë kërkuar  nga Kuvendi i Kosovës të mbajë seancë të jashtëzakonshme.

Ndërsa, sa i përket taksës, ai tha se është bërë strehë e plaçkës që po i bën shtetit koalicioni PAN sepse po ndahen mjete financiare në kundërshtim me ligjin nga rezerva shtetërore.

Për gjithë këto parregullsi, deputeti Hoti kërkoi përgjegjësi nga shefi i koalicionit, Kadri Veseli.

“ Taksa është bërë strehë për plaçkë për shtetin nga koalicionin PAN. Janë mbi tetë milion euro që janë nda nga rezervat e shtetit për vendime në masë të madhe jo ligjore…qeveria është  shndërruar në një mekanizëm vendimmarrës për interesa biznesore, ka një numër të madh të vendimeve që janë thjesht për interesa të ngushta të tyre. Ulja e akcizës në duhan, gjoja për të mbështetur prodhuesit vendor. E kemi adresuar këtë çështje. Më herët ka qenë lirimi nga taksa për prodhuesit e ujit dhe tash në fund në rastin e Pejës shpallje të një investitori strategjik të  huaj që në fakt mund të shkatërroi komplet lum bardhin e Pejës. Në anën tjetër institucionet e ndërmarrjeve publike janë bërë strehë për punësim dhe të militantëve dhe familjarëve të koalicionit PAN. Për gjitha këto dështime, kryetari i PDK-së duhet të marr përgjegjësi sepse po e quan vetën shef të koalicionit”, u shpreh deputeti Hoti.

Për dialogun me Serbinë, ai tha se është në rrugë pa krye, pasi dhe ekipi dialogues është jokushtetues dhe formati i ekipit e ka kthyer Kosovën në periudhën kur ka pasur institucione të përkohshme.

“Dialogu është në rrugë pa krye siç e keni parë gjatë këtyre muajve. Është themeluar një ekip për dialog, po e theksoj se është jo kushtetues dhe ky format i ekipit e ka kthyer Kosovën në periudhën kur kemi pasur institucione të përkohshme para shpalljes së pavarësisë…05:34 Kosova duhet të dialogojë nuk ka rrugë tjetër. Në fakt ne kemi dialogu dhe në Rambuje dhe në Vjena, kemi dialogu sepse nuk kemi pasur frikë nga dialogu sepse qytetarët e Kosovës atëherë kanë pasur  besim në lidershipin e vendit dhe në miqtë ndërkombëtarë. Ndërsa sot ekziston një frikë e paparë tek qytetarët karshi procesit të dialogut…frika ekziston nga qytetarët sepse nuk kanë besim tek lidershipi i tyre që mund të përfaqësoj”, deklaroi ai.

Shefi i deputetëve të LDK-së,  përsëriti se zgjidhja e vetme për Kosovën janë zgjedhje të reja dhe se korrigjimi i kufijve nuk do të ndodhë asnjëherë.

I pyetur nga gazetarët për takimin e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa me presidentin Hashim Thaçi, Hoti ka refuzuar të përgjigjet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera