LDK: Po i bëhet presion organeve të pavarura, s’do të lejojmë të cenohet integriteti i procesit zgjedhor
Autori: Gazeta inFokus
15:58 | 19 December 2017
Lidhja Demokratike e Kosovës, procesin e rivotimit në Komunën e Istogut e konsideron si proces tejet të rregullt dhe me këtë rast falënderon qytetarët e Istogut dhe organet kompetente për pjesëmarrje, përkatësisht organizim të mirë të procesit zgjedhor në këtë komunë.
LDK e vlerësoi lartë mbështetjen e qytetarëve të Istogut për kandidatin Haki Rugova,pasi sipas kësaj partie përballë tij ishin në një koalicion të “natyrshëm” të gjitha partitë tjera politike që ishin pjesë e garës në raundin e parë të zgjedhjeve në këtë komunë.
“Lidhja Demokratike e Kosovës, kërkon nga organet përgjegjëse që me profesionalizëm dhe paanshmëri t’i përfundojnë të gjitha procedurat e parapara ligjore për shpalljen dhe certifikimin e rezultatit me qëllim që të përmbyllet sa më parë ky proces i tejzgjatur zgjedhor në Komunën e Istogut që ndodhi pikërisht për shkak të manipulimeve të identifikuara nga LDK e të konfirmuara nga PZAP-i dhe Gjykata Supreme, të kandidatit Gani Dreshaj dhe subjektit Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e LDK-së.
“Lidhja Demokratike e Kosovës, me shqetësim të thellë është duke përcjellë presionin e jashtëzakonshëm që është duke iu bërë organeve të pavarura kushtetuese siç janë KQZ dhe PZAP, pjesëtarët e të cilave madje janë kërcënuar edhe ‘me burg’ nga partia e Kryeministrit Haradinaj dhe nga pjesëtarët e caktuar të kësaj qeverie. Lidhja Demokratike e Kosovës këto veprime i konsideron si të papranueshme duke i vlerësuar edhe si veprime që cenojnë rëndë rendin kushtetues dhe demokratik në Republikën e Kosovës”, thuhet më tej.
LDK thekson se nuk do të lejojë me asnjë kusht, që përmes presionit të hapur që po i bëhet organeve të pavarura kushtetuese nga ana e Qeverisë që udhëhiqet nga të njëjtit partnerë koalicioni që ishin bashkë edhe në mbështetje të kandidatit të AAK-së në Istog, të cenohet integriteti i procesit zgjedhor, proces ky që sipas të gjitha vlerësimeve, ishte i rregullt, i lirë e demokratik.
“Sido që të jetë, Lidhja Demokratike e Kosovës, do të vazhdojë të ndjekë nga afër këtë proces duke e dhënë kontributin e saj brenda kornizave ligjore që, procesi zgjedhor në këtë komunë i cili u vlerësua si plotësisht i rregullt nga të gjithë, deri në daljen e rezultatit, të mos devalvohet me prova të fabrikuara, me dëshmitar të rrejshëm dhe me pretendime të pabazuara për kinse parregullsi gjatë procesit zgjedhor”, thuhet në reagimin e LDK-së.

T� tjera
-
“Iu bastis banesa dhe iu sekuestruan rreth 7 mijë euro”, krejt çka dihet deri tani për arrestimin e Astrit Haraqisë për drogë
Rreth 7 mijë euro para të gatshme janë sekuestruar gjatë bastisjes së banesës...
-
Përparim Rama poston video me AI duke e dribluar Kurtin, Dejonën e Muratin
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka postuar në TikTok një video të gjener...
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...



































