Lajme

LDK përkrah qeverinë për pagat

Autori: Gazeta inFokus 15:03 | 24 December 2018

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbështetur procedimin rreth Projektligjit për paga në sektorin publik,

Projektligjin për zyrtarët publik, si dhe Projektligjin për organizimin dhe funksionimin e

Administratës Shtetërore dhe Agjencive të pavarura.

-Advertisement-

LDK ka treguar pse gjatë mandatit të saj nuk ka qenë ë mundur të funksinojë kjo pako e ligjeve.

“LDK gjatë qeverisjes së saj dy vjet e gjysmë, ka punuar dhe përgatitur pjesën më të madhe të kësaj pakoje; por për shkaqe objektive nuk ka mundur të procedojë këtë pako” thuhet në njoftimin për media.

Po ashtu, në njoftim janë paraqitur edhe disa mangësi të projekligjeve .

“Në aspektin e përgjithshëm, për shkak të mos definimit të kostos dhe shtesave, posaçërisht për

stafin politik, mund të rrezikohet stabiliteti makro-ekonomik, përkatësisht rritja e faturës së

pagave për buxhetin; e kjo ndodh si pasojë se vendimi i Qeverisë për rritjen e pagave në dhjetor

të vitit të kaluar, i cili është "transplantuar" në projektligj, me ç ’rast është devijuar projekti dhe puna disa vitëshe në këto pako” thuhet tutje në njoftimin e LDK-së./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera