Lajme

LDK përfundon programin qeverisës, Abrashi jep detaje

Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 21 May 2020

Lidhja Demokratike e Kosovës është mbledhur të ënjtën për të diskutuar për programin qeverisës.

Deputeti i kësaj partie, Arban Abrashi pas kësaj mbledhje ka thënë se programi qeverisës i LDK-së ka përfunduar deri ne detajin e fundit.

Ai po ashtu ka dhënë detaje nga ky program, ku tha se partia e tyre ka plan 1 miliard euro për rimëkëmbjen e ekonomisë nëse krijojnë qeverinë.

-Advertisement-

“Së pari ka dy shtyllat kryesore: E para ka të bëjë me menaxhimin e pandemisë dh e dyta ajo është me rimëkëmbjen ekonomike. Duam që të kemi një pako shumë gjeneroze për ekonominë, parashohim që deri në vjetshëm ë këtij viti të shpërndajmë 400 milionë euro e më pas të shkohet edhe tek 1 miliardësh që e ka përmendur edhe kryeministri Hoti, i cili sot do të ketë paraqitjen e tij të parë televizive  pas përfundimit të programit. Dhe do të dihet cent për cent se nga vije dhe ku do të shkojë ky program. Nuk është presion dhe nuk ka të bëjë me vendim e Kushtetues por po përpiqemi të mos humbasim kohë, pasi është dëm i madh edhe ekonomik. Prandaj duhet ë reagojmë shpejtë dhe është përgjegjësi publike e neve që merremi me politik t’i ndihmojmë bizneset”, tha Abrashi./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera