Lajme

LDK përçan Vetëvendosjen, kush paralajmëron ndryshime

Autori: Gazeta inFokus 16:47 | 23 December 2019

LDK sot ka festuar 30 vjetorin e themelimit të partisë.

Në këtë ditë pati shumë urime për këtë parti, si partia më e vjetër në skenën politike të Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

Madje, për këtë punë, ashtu sikur rrallë herë, e ka uruar edhe Vetëvendosje, parti me të cilën LDK për disa muaj po vazhdon bisedimet për arritjen e një koalicioni qeverisës.

-Advertisement-

Në urim, Vetëvendosje pati fjalë të mëdha për LDK-në, por edhe ish-kryetarin e saj, Ibrahim Rugovën.

“Para 30 vjetëve ishte kohë e vështirë: 1989 ishte vit i suprimimit të autonomisë së Kosovës nga regjimi i Milosheviqit, burgjet gjithandej Serbisë e Jugosllavisë ishin mbushur përplot me shqiptarë, kurse demonstratat në Kosovë bëheshin të fuqishme dhe të shpeshta. Po shpërbëhej federata, populli kërkonte republikë, LDK lindi si lëvizje politike, shoqërore e intelektuale, me në krye Dr.Ibrahim Rugovën. Shumë punë e përpjekje janë bërë për demokraci dhe liri, nga mijëra e mijëra aktivistë të devotshëm”, ishte urimi i Vetëvendosjes për LDK-në.

Por, ndaj këtij urimi kanë filluar menjhëerë reagimet. Reagim të ashpër bëri edhe Atdhe Arifi i cili është pjesë e Vetëvendsojes.

Arifi, majde ka bërë thirrje që të hiqet sa më shpejt statusi i urimit për LDK-në nga profili i Vetëvendosjes në Facebook, ose po detyrohen të bëjnë ndryshme në programin politik e statusin e VV-së.

“Ne lidhje me nje status degradues e antikombetar qe e pash para pak çastesh ne faqen e Levizjes…. Hiqne statusin nga fb-u aman mos na detyroni ta ndryshojme programin politik e statusin e LVVse”, ka shkruar Arifi.

Tutje, për dallim tash prej Vetëvendosjes, Arifi ka pasur fjalë e akuza shumë të rënda për LDK-në e Ibrahim Rugovën, shkruan gazeta inFokus.

“Rezistenca (levizja) paqesore ne Kosove, si e tille argumentuar edhe nga prof. Hoti vec rezitence nuk ishte. Nuk ia doli ta ndal gjenocidin e spastrimin etnik, nderkohe UCKne qe perpiqej me djerse e gjak per keto gjera e pati shpallur terroriste”.

“Dr. Rugova luste qe ti ndalen bombardimet e NATOs se i “rrezikohej familja”.

“Dr. Rugova e vizitoi kasapin e Ballkanit por kurr familjen Jashari…”

“* Statusi eshte degradim i kesaj faqeje”

“** marre duhet me iu ardh “, ka shkruar Arifi.

Atdhe Arifi, bashkë me Astrit Deharin, Frashër Krasniqin, Adea Batushën e Egzon Halitin, ishin të akuzuar për sulmin kundër Kuvendit të Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

Por, për dallim prej Adea Batushës e Frashër Krasniqit, Atdhe Arifi bashkë me Egzon Halitin kishin qëndruar në Vetëvendosje e nuk kishin dalë në PSD./Gazeta inFokus/

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera