Lajme

LDK pas ratifikimit të Demarkacionit kërkon shkarkimin e Qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 11:55 | 16 February 2018

Lidhja Demokratike e Kosovës do ta mbështes marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi , ndërsa pas ratifikimit do të kërkojë shkarkimin e Qeverisë.

Kështu tha sot shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së Avdullah Hoti në konferencën e rregullt javore për media.

Në këtë konferencë Hoti komentoi edhe vizitën e ministrit të Punëve të Jashtme të Gjermanisë Sigmar Gabriel në Kosovë ndërsa foli edhe për idenë për shkëmbimin e territoreve.

-Advertisement-

Hoti tha se kjo ide është shqetësuese duke kërkuar kështu që mos të eksperimentohet me ide të tilla.

E ardhmja e Kosovës sipas tij është përcaktuar nga Prishtina në Bruksel dhe nga askush tjetër.

Hoti foli edhe për shtyrjen e seancës e cila ishte dashur që të mbahet dje duke thënë se kjo është në kundërshtim me rregulloren.

“Seanca mund të shtyhet vetëm nga Kryesia e Kuvendit, mendojmë që është papërgjegjësi e kryetarit të Kuvendit”, tha Hoti./KP/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera