Lajme

LDK pas pak tregon nëse do të marrë pjesë në seancën e orës 9, PSD-ja refuzon pjesëmarrjen

Autori: Gazeta inFokus 08:42 | 04 September 2018

Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka nisur mbledhjen, ku pritet të merret vendimi nëse do të marrin pjesë apo jo në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, të thirrur me kërkesën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Mbledhja e GP të LDK-së po mbahet në zyrat e këtij grupi në Kuvendin e Kosovës, shkruan ksp.

Seanca e thirrur nga kryeministri do të fillojë në ora 09:00, ku pikë e vetme e rendit të ditës është shqyrtimi i propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e ekipit negociator për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

-Advertisement-

PSD ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në seancë, pasi vlerësojnë se çdo diskutim duhet të bëhet në seancën e paraparë të mbahej në ora 10:00, që ishte thirrur me kërkesë të opozitës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera