Lajme

LDK optimiste për arritjen e marrëveshjes me LVV’në

Autori: Gazeta inFokus 13:59 | 14 December 2019

Edhe pse nga Lëvizja Vetëvendosje u deklaruan se nga LDK po ka barrikada për të vazhduar takimet, një gjë e tillë është mohuar nga kjo e fundit.

Sipas zëdhënësit për media nga LDK’ja, Besjan Mustafës, mes këtyre dy partive nuk ka barrikadime shkruan Gazeta inFokus.

Mustafa pas mbledhjes së kryesisë së LDK’së është shprehura se me Vetëvendosje janë afër marrëveshjes përfundimtare.

-Advertisement-

“Ne jemi të bashkuar në qëndrim, kemi përafrime substanciale me LVV , takime do të vazhdojnë dhe do të negociojmë me qëllimi te kemi një marrëveshje për bashkeqeverisëse . Nuk kemi barrakadime me LVV,”, është shprehur Mustafa.

Sipas tij është në vullnetin e LDK’së që sot të arrihet një marrëveshje finale e cila do të krijonte qeverinë që do të udhëhiqte vendin për 4 vitet e ardhshme.

Takimi i radhës ndërmjet LDK’së e LVV’së do të mbahet sot në orën 4./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera