LDK optimiste në koalicionin me Vetëvendosjen, insistojnë në marrëveshje të balancuar
Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 13 December 2019
Marrëveshja qeverisëse mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës pritë arrihet para datës 26 dhjetor kur edhe është caktuar seanca konstituive.
Se do të ketë një marrëveshje para datës së caktuar për seancën konstitutive të legjislaturës së shtatë shprehet optimist anëtari i kryesisë së LDK-së Avdullah Hoti.
Ai thotë se duhet të arrihet një marrëveshje e balancuar mes dy subjekteve politike.
Hoti: Duhet të jetë një marrëveshje e balancuar
“Ata që ne insistojmë dhe me plot të drejtë është që të arrihet një marrëveshje që është e balancuar mes dy subjekteve…. Kemi një javë e më shumë kohë deri atëherë mund të përmbyllet”, tha ai.
Hoti nuk konfirmoi se do të ketë takim këtyre ditëve, por shton se relacioni që kanë krijuar dy kryetarët do të respektojnë vullnetin e qytetarëve.
Hoti: Shpresoj që sa më shpejt të përmbyllet marrëveshja me VV-në
“Nuk di që është caktuar takim. Shpresoj që të caktohet sa më shpejt dhe të përmbyllet sa më shpejt kjo çështje….Unë besoj se dy kryetarët e partive kanë krijuar një relacion të drejtpërdrejtë dhe besoj që mund të arrihet një përfundim që e respekton vullnetin e qytetarëve”, tha ai.
Hoti i komentoi edhe grevat që po ndodhin gjatë ditës sotme, ku tha se sindikatat duhet të jenë të kujdesshme.
Hoti: Sindikatat duhet të jetë të kujdesshme
“Ligji i Pagave që është miratuar në janar të këtij viti nuk ka marrë parasysh të gjitha kërkesat e grupeve të sektorit publik. Ne kemi pas plan dhe si orientim që ky ligj duhet të amandamentohet. Unë besoj se duhet të jemi të kujdesshëm dhe sindikatat të jenë të kujdesshme”, tha ai.
Të tjera
-
Dënohen me 72 vjet burgim shtatë të akuzuarit për dhunimin e 11-vjeçares
Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar me 72 vjet burgim shtatë të akuzua...
-
Deputeti ukrainas: Serbia ta pranojë Kosovën
Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, thotë se Kosova nuk mund të jetë “zon...
-
Themelorja dhe Apeli konfirmojnë aktakuzën ndaj Dragisha Milenkoviqit për kri*e lufte në Kosovë
Gjykata Themelore e Prishtinës dhe Gjykata e Apelit kanë konfirmuar aktakuzën...
-
Osmani mbledh partnerët pas OKB-së: Kosova krenare që ka kaq shumë miq
Presidentja Vjosa Osmani pas takimit të Këshillit të Sigurimit në OKB ka mble...
-
Momenti kur kryesuesja e seancës së KS të OKB-së u bë nervoz me Vuçiqin, i bie edhe tavolinës me dorë
Të hënën është mbajtur seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuar...
-
Gjendet 12-vjeçarja që u raportua e zhdukur në Pejë
Është gjetur 12-vjeçarja e cila ishte raportuar e zhdukur nga babai i saj në ...
-
Pse BE-ja s’i sanksionon politikanët e korruptuar?
Komisioni Evropian (KE) kishte propozuar para rreth një viti se Bashkimi Evro...
-
Policia apelon për kujdes në trafik pas reshjeve të shiut
Policia e Kosovës ka apeluar pjesëmarrësit në trafik për kujdes të shtuar gja...
-
Dy të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Pejë
Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Pejës, ku janë...
-
Shkoi në shkollë e nuk u kthye më, zhduket 12 vjeçarja në Pejë
Një vajzë 12 vjeçare është raportuar e zhdukur në Pejë, shkruan Gazeta Infoku...
-
Policia shqipton mbi 1 mijë e 700 gjoba në trafik brenda 24 orëve
Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 17...
-
Krasniqi: Pas dështimit të votimit në komunat veriore, Kosovës do t’i shtohet presioni për themelimin e Asociacionit
Profesori universitar Milazim Krasniqi, ka vlerësuar se pas dështimit të proc...