Lajme

LDK nuk pritet të pranojë ofertën e Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 14:22 | 06 January 2020

Mbledhjet që kanë filluar të grupit parlamentar të LDK-së dhe kryesisë të kësaj partie pritët vetëm t’i betonojnë edhe më shumë qëndrimet e tyre, karshi koalicionit të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje.

Baraspesha e postit të kryeparlamentarit që po e mban Glauk Konjufca nuk pritët të ndaj ministritë në mënyrë të barabartë, apo LDK të marrë një ministrie më shumë.

Të paktën kështu thotë për KosovaPress, njohësi i çështjeve politike, Arton Demhasaj.

-Advertisement-

Dehmasaj thotë se takimi konsultativ i liderit të LVV-së dhe pretendentin për kryeministër, Albin Kurti me presidentin, Hashim Thaçi pritët të jetë i zakonshëm, por që fokusi duhet të jetë tek vendimet që mund të marrë LDK sot.

Mbi ofertën e Kurtit që pavarësisht marrjes së kryetarit të kuvendit, të ndahen ministritë në formën e barabartë, Demhasaj u shpreh se nuk ka asnjë indikacion që LDK- pritët të pranojë këtë.

“Nuk ka pas shkëndija të tilla që LDK mundet me lëshu pe, edhe pse mundet me ndodhë kjo. VV mundet me pas kryetarin e kuvendit, dhe me i ia jep numrin më të madh të ministrive LDK-së, Por nuk ka pas asnjë indikacion që diçka e tillë pritët të ndodhë”, thotë ai.

Ka një orë që kur ka filluar mbledhja e grupit parlamentar të LDK-së, kurse më pason nga mbledhja e kryesisë së partisë. Derisa, rreth orës 15:00 të pasdites, pretendenti për kryeministër Albin Kurti do t’i shkojë në “konak” presidentit Hashim Thaçi për t’u konsultuar për formimin e qeverisë, pas zgjedhjes së 6 tetorit.

Disa minuta më herët, Kurti përmes një video-mesazhi bëri të ditur se po shkon në konsultime me presidentin Thaçi, pa marrëveshje politike me LDK-në për formimin e Qeverisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera